Demokratët në Kongres paralajmërojnë për rrezikun që sjell Trampi, një pjesë e republikanëve druajnë për jetët e tyre

35

Uashington, 13 janar – Kongresistë nga Partia Demokratike në SHBA kanë paralajmëruar se përderisa Donald Trampi është në pushtet, Shtetet e Bashkuara janë në rrezik. Ata theksuan paralajmërimin gjatë debatit mbi impiçmentin e presidentit amerikan.

Votimi për akuzën në Dhomën e përfaqësuesve pritet rreth orës 15 pasdite sipas kohës lokale në Uashington. Ai pritet të miratohet me mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe të paktën pesë republikanëve, që do të thotë se impiçmenti do të jetë dypartiak (ndryshe nga impiçmenti i parë i Trampit).

Demokrati Xhim Mekgovern i Masaçustes tha se debati po zhvillohej “në skenën e krimit dhe ne nuk do të ishim këtu nëse ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Lideri i shumicës në Dhomën e poshtme, Steni Hojer tha se sjellja e Trampit kërkon “aksion urgjent të qartë nga Kongresi”.

Nga ana tjetër, disa republikanë në Kongres deklaruan se ishin të shqetësuar për jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre nëse mbështesnin impiçmentin e presidentit Donald Tramp, njoftoi Si-En-En.

Ndërkohë, mediat amerikane publikuan fotografi në rrjetet sociale të ushtarëve të Gardës Kombëtare duke fjetur në dyshemenë e Kongresit, duke pasur parasysh se druajnë nga ndërhyrje e re në Shtëpinë ligjvënëse.