Uashington, 11 janar – Demokratët në Shtëpinë e përfaqësuesve të SHBA-së sot do ta publikojnë zyrtarisht rezolutën e tyre mbi revokimin e presidentit Donald Tramp, duke e akuzuar atë për “nxitje të trazirave” dhe rolin e tij në sulmin e javës së kaluar në Kongres.
Rezoluta tregon pretendimet e përsëritura të Trampit se ai fitoi zgjedhjet dhe fjalimin e tij para mbështetësve të tij më 6 janar para sulmit në Kongres, njoftoi Si-En-En.
Citohet edhe ftesa e Trampit me sekretarin amerikan të shtetit nga Xheorxhia kur presidenti e ka ftuar të gjejë vota të mjaftueshme për fitoren në këtë shtet.
“Me gjithë këtë, presidenti Tramp ka rrezikuar seriozisht sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve qeveritare”, thuhet në rezolutën, duke shtuar se “rrezikoi integritetin e sistemit demokratik” dhe “pengoi tranzicionin paqësor të pushtetit”.
Në rezolutën e demokratëve thuhet gjithashtu se Tramp “tradhtoi besimin tek presidenti dhe padyshim dëmtoi popullin e Shteteve të Bashkuara”.
Rezoluta për revokimin është hapi i parë i demokratëve drejt revokimit të Trampit. Më herët, kryetari i Komisioni të Dhomës përfaqësuese për rregullat e deputetëve, Xhim Mekgovern, deklaroi që ai priste votim mbi aktakuzën dhe revokimin e Trampit të mërkurën.