Berlin, 14 dhjetor – Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, sot paralajmëroi se ultranacionalistët janë kërcënim për themelet e demokracisë evropiane. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian me të cilin udhëheq Shulc paralajmëroi se gjithkund në kontinentin evropian në ngritje janë “ata që ndajnë dhe unltranacionalistët” “Ata i motivojnë njerëzit të kthehen njëri kundër tjetrit dhe angazhohen për shfuqizim të modeleve liberale, socialiste dhe ekologjike të shoqërisë evropiane. Përmes këtyre përpjekjeve ata i rrezikojnë arritjet më të mëdha të civilizimit evropian”, deklaroi Shulc i cili është njëri prej liderëve të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), të cilët luftojnë për pozitën kandidat partiak për kryeministër të ri gjerman. Shulc nga korriku i vitit 2014 është njeriu i parë në Parlamentin Evropian, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë pjesë nga lista kandiduese e SPD-së për zgjedhjet federale, që duhet të mbahen në shtator.