Athinë, 8 korrik – Partia centriste e djathtë, Demokracia e Re është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi dhe fitoi numër të mjaftueshëm të votave dhe 158 deputetë që të formojë qeveri njëpartiake, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Me numërimin e 81,9% të votave, sipas të dhënave zyrtare të MBP-së greke, Demokracia e Re është e para me 39, gjegjësisht 72%, gjegjësisht 8,13% më shumë se SYRIZA, ndërsa befasi në zgjedhje është ajo që Agimi i Artë, të paktën tani për tani, nuk arrin ta arrijë kufirin e nevojshëm prej 3% për të hyrë në Parlament.
Sot në orën 13 sipas kohës lokale, siç kumtojnë nga pallati presidencial, Kirjakos Micotakis do të japë betimin solemn, pasi paraprakisht prej presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos do ta marrë mandatin për formimin e qeverisë.
Menjëherë më pas, do të shkojë në pallatin presidencial, ku do të jetë pranim – dorëzimi i funksionit.