Athinë, 7 nëntor – Partia greke në pushtet Demokracia e Re sot e përjashtoi nga anëtarësia Joanis Sadecidisin për shkak se në rrjetet sociale ka shkruar se emigrantët duhet “të hidhen mbrapa në Detin Egje”, transmeton gazeta KOHA.
“Joanis Sadecidis është përjashtuar nga anëtarësia e Demokracisë së Re dhe të gjitha privilegjet e partisë i janë shfuqizuar”, deklaroi sekretari i komitetit politik të Demokracisë së Re, Jorgos Sterju.(koha.mk)