Athinë, 30 shtator – Demokracia e Re do të bëjë çmos që të mos hyjë në fuqi Marrëveshja e dëmshme e Prespës, kumtojnë nga partia opozitare greke lidhur me referendumin në Maqedoni.
Në kumtesë, e përsërisin qëndrimin e tyre se që nga momenti i parë ka potencuar se marrëveshja është kombëtarisht e dëmshme për Greqinë dhe pikërisht për këtë shkak në qershor e kanë parashtruar iniciativën për votim të mosbesimit të qeverisë.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga partia më e madhe opozitare, komentojnë se me këtë që SYRIZA dhe Grekët e pavarur në mënyrë të ndryshme e perceptuan rezultatin nga referendumi, konfirmon se “janë indiferentë për interesin kombëtar dhe i japin prioritet mbetjes së tyre në pushtet për edhe disa muaj”.