Athinë, 18 janar – Aleksis Cipras do të përgjigjet në Parlament pse ka për qëllim ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës të dëmshme dhe kryesisht, pse shkupjanëve u la gjoja kombësi dhe gjuhë maqedonase, diçka që asnjë Qeveri paraprake nuk e kishte menduar, thonë nga Demoracia e Re opozitare greke në përgjigjen e kumtesës së kryeministrit grek, e hedhin poshtë për Tv duel midis Ciprasit dhe Kirijakis Micotakis dhe sërish kërkojnë zgjedhje “që populli të vendosë për Marrëveshjen e Prespës”.
“Në se zotëri Ciprasi shpejtohet për debat, kemi propozim për të: le të shpallë zgjedhje tani, menjëherë zgjedhje dhe në debate parazgjedhore, qytetarët do të sjellim konkluzione. Atëherë, Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet me vendim të qytetarëve, të vendosë për ratifikimin apo refuzimin e Marrëveshjes së Prespës”, bëjnë të ditur nga Demokracia e Re.
Në fund të kumtesës thonë se ndoshta kryeministri grek ta hedhë poshtë këtë propozim të tyrin, dhe për këtë kanë të dytë: TV duelin që e propozon Ciprasi, ta mbajë me Panos Kamenosin “që haptazi të bisedojnë për lidhjen e tyre”.