Shkup, 15 qershor – Si duket këtë verë te FC Shkupi do të ndodhin shumë ndryshime. Në fakt prej më herët, kur nga posti i kryetarit u largua Ejup Ademi, ndërsa në vend të tij do të jetë Omer Bunjaku. Lëvizjet vazhduan tek ekipi, por fillimisht bashkëpunimin e vazhduan trajneri Ardian Nuhiu, Suad Zendeli, Muharem Bajrami dhe Ermedin Adem, ndërsa siç mëson gazeta KOHA, shumë pranë arritjes së marrëveshjeve të rreja me klubin janë edhe katër futbollist tjerë, të cilëve u kanë skaduar kontratat, ndërsa ata janë: Husein Demiri, Fisnik Zuka, Fatih Ismaili dhe Besart Krivanjeva.
Në ndërkohë, ekziston mundësia që nga ekipi të largohen Janevski, Fatmir Arifi dhe Edis Maliqi. Të gjithë këta pritet të ulen dhe të bisedojnë me kryetarin e klubit dhe më pas do të dihet edhe fati i tyre. Gjithashtu mësuam se ne pritje të takimit me kryetarin Bunjaku janë edhe disa lojtar titullar. Në anën tjetër, zyrtarisht nga FC Shkupi është larguar Florian Kadriu, i cili është transferuar te KF Rabotniçki, ndërsa edhe pse mungon zyrtarizmi, Besar Iseni në sezonin e ri do të jetë pjesë e kampionit aktual Vardari. (B.K.)