Shkup, 17 gusht – Kampioni i Maqedonisë, ekipi i FC Shkupi nesër me fillim prej ora 21:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup do të luajë ndeshjen e parë nga dy duelet ndaj skuadrës kosovare Ballkanit në kuadër të plej-ofit në Ligën e Konferencave.
Futbollisti i FC Shkupit, Besir Demiri para duelit ndaj Ballkanit ka theksuar se skuadra e tij është ekip më cilësor dhe se këtë do ta dëshmojë në fushë . Po ashtu Demiri theksoi se kjo mundësi nuk duhet të lëshohet.
“Të gjithë e dimë vlerën e kësaj ndeshje dhe duhet që të futemi në fushë me një motiv shumë të madh. Sëbashku me stafin teknik kemi analizuar ekipin e Ballkanit, ne i dimë cilësitë e tyre, por ne si klub nuk duhet që ta lëshojmë këtë mundësi që të arrijmë kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave.
Mendojë se posedojmë më shumë cilësi se ekipi kosovar, por këtë duhet ta dëshmojmë në fushë. Shpresojë se nga trajneri do të më jepet mundësia që të jem në fushë, dhe nëse do të jem në njëmbëdhjetëshin startues do të jap më të mirën nga ana ime.
Po ashtu presim që në tribuna të kemi përkrahje të madhe nga tifozët tanë “Shvercerat” dhe në fund të jemi ne ata që sebashku do të festojmë kualifikimin”, theksoi futbollisti i FC Shkupit, Besir Demir.