Shkup, 11 prill – Kur flitet për pandeminë dhe virusin Covid-19 automatikisht, mendja të shkon tek mjekët, sepse janë pikërisht këta persona që janë përballur e kanë luftuar me këtë virus.
Por institucionet shëndetësore edhe këtë herë kanë bërë dallime dhe ndarje etnike dhe çmime meritore nuk u kanë ndarë dy infektologëve që kanë qenë në vijën e parë.
Në listën e mjekëve që kanë marrë mirnjohje për shkak të luftës kundër Covid-19 mungojnë dy infektologët shqiptar, Ilir Demiri dhe Fadil Cana.
Për mungesën e dy mjekve reagime ka pasur shumë në opinonin publik.
Me këtë rast ka reaguar edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i cili ka theksuar se në kulmin e Pandemisë ende mundohen të bëjnë ndasi e pikërisht me personelin mjekësor.
Dhënja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia por zemërmëdhej për nga humanizmi, ka theksuar mes tjerave Hasani.