Mesfushori Kerem Demirbay është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të gjermanëve të Hoffenheimit dhe diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet më të mira të Europës. Të parët që kane shfaqur interes për lojtarin me origjinë turke, janë gjigantët anglezë të Liverpooli dhe Arsenalit. Të kuqtë, që drejtohen nga Jurgen Klopp, janë duke e ndjekur me shumë vëmendje 25-vjeçarin, ndërkohë që për momentin nuk kanë nisur bisedimet mes palëve. Demirbay ka një kontratë më Hoffenheimin deri në qershor të vitit 2022, ndërkohë që vlera e tij llogaritet në 12 milionë euro.