Ka reaguar në rrjetet sociale Merih Demiral, i cili gjatë ndeshjes së fituar nga Atalanta ndaj Salernitana 1-0, pësoi një frakturë në fytyrë dhe gjithashtu u ndëshkua nga gjyqtari.
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi turk, më parë i Juves, mori një bërryl të pavullnetshëm nga Gjuric, i cili i shkaktoi atij një prerje të dukshme në vetullën e majtë.
“Unë mora një karton të verdhë pas kësaj”, shkroi Demiral në Instagram, duke treguar foton e plagës me disa qepje.
Gjyqtari i ndeshjes, Paolo Valeri, në fakt menjëherë e paralajmëroi Gjuric, por menjëherë më pas tundi kartonin e verdhë edhe drejt Demiralit të përgjakur, për shkak të protestave të tij të ashpra. Turku, i cili u zëvendësua nga Djimsiti, kishte kërkuar dëbimin e kundërshtarit.