Shkup, 17 janar – Pjesa më e madhe e kulturave bimore nuk janë dëmtuar nga temperaturat e ulëta, që e përfshinë Maqedoninë, tregojnë analizat në terren, por fotografi më të qartë për situatat do të ketë madje në pranverë, tha sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vanço Kostadinovski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp për investimet kapitale në ekonominë e ujërave, Kostadinovski theksoi se ndikimi i motit të ftohtë dhe të reshurat e borës mbi bujqësinë vazhdimisht ndiqen. I përditshëm është edhe komunikimi me shoqatat bujqësore. Bora, tha Kostadinovski, është e mirëseardhur për kulturat bimore. “Në komunikim jemi me të gjitha shoqatat bujqësore për shkak të reshurave të borës dhe temperaturat e ulëta. Bëhen analiza për dëmet eventuale te kulturat e pemëve, e posaçërisht me zgjuarsi ndiqet situata me shkrirjen e borës. Kjo në të vërtetë është pjesë e pastrimit të rregullt të shtretërve të lumenjve, rrjetit të kanalit dhe menaxhimit me akumulimet, ndërsa qëllimi është të eliminohet ndonjë rrezik për dalje të ujërave”, tha zëvendësministri. Sipas tij, nga përvoja paraprake, vetëdija për pasojat nga të reshurat e mëdha është në nivel më të lartë dhe menaxhimi me gjendjen e tillë është në duar të vërtetë.