Dëmet e mëdha të Wi-Fi

Interneti është pjesë e pandarë e jetës tonë. Kudo që shkojmë kërkojmë të lidhemi më Wi-Fi. Por pak e dinë sesa i dëmshëm për shëndetin është ky shërbim që na ofrohet. Organizata Botërore e Shëndetësisë prej kohësh ka treguar disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e ekspozimit ndaj valëve elektromagnetike. Ndërkohë studime të tjera i kanë dhënë më shumë zë rreziqeve më të përhapura.

Një ndër to është ndikimi në pagjumësi dhe prishjen e gjumit gjatë natës. Gjithashtu ekspozimi ndaj Wi-Fi mund të prishë zhvillimin normal të qelizave, veçanërisht tek fëmijët. Kontakti me wifi shkakton stres kardiak. Ky është një nga konkluzionet e nxjerra nga një studim i kryer tek 69 persona, i cili zbuloi se pjesa më e madhe e tyre kishin një shtim të rrahjeve të zemrës gjatë ekspozimit me valët e Wi-Fi.

Një nga studimet e fundit, i cili do alarmonte botën nëse do dilte i saktë është se Wi-fi mund të shkaktojë kancer. Sipas disa studimeve të kryera tek kafshët, ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike ka shtuar rrezikun e kancerit. Për sa i përket njerëzve studimet janë të rralla, por në disa raste, rreziku rezultoi real.