Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se kostoja e luftës së brendshme pesë vjeçare në Siri arrin në shifrat 259 miliardë dollarë. Sipas raportit të përgatitur nga ana e Komisionit Ekonomik dhe Social për Azinë Perëndimore të Kombeve të Bashkuara (ESCËA) kostoja e luftës qytetare pesë vjeçare në Siri e cila shpërtheu në vitin 2011 si pasojë e protestave paqësore për reforma, por e cila me intervenimin brutal të regjimit të Bashar al-Assadit u shndërrua në luftë qytetare ka arritur në shifrat 259 miliardë dollarë. Në hulumtimin me titullin “Zhvillimi ekonomik dhe social në rajonin arab” u theksua se kjo kosto përmban humbjen e kapitalit dhe humbjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pesë vjeçar të Sirisë. Në hulumtim u theksua se përllogaritja është bërë duke marrë parasysh përqindjen e rritjes para fillimit të luftës dhe se humbja e theksuar korrespondon me trefishin e PBB-së të vitit 2010.