Dibër, 26 prill – Vala e të ftohtit që përfshiu rajonin tonë me temperatura nën zero për tri net radhazi, javës së kaluar shkatërroi pothuajse plotësisht kulturat bujqësore në rajonin e Dibrës. Këtë e konfirmon për gazetën KOHA edhe udhëheqësi i Njësisë së Ministrisë për Bujqësi Pylltari dhe Ujëra në Dibër, Arben Mulladauti. Ai shtoi se kjo Njësi ka formuar edhe komisionet përkatëse që të fillojnë daljet në teren dhe të verifikojnë dëmet te bujqit dibran. Por, shtoi ai, ne sipas parashikimeve e dimë se këto temperatura bëjnë dëme shumë të mëdha dhe në bisedat që kemi pasur me bujqit dibran dëmet janë të mëdha.
Edhe pse specialistët e bujqësisë, respektivisht komisionet e njësisë përkatëse, prej të mërkurës janë në terren për verifikimin e dëmeve, e sipas po të njëjtin burim dëmet më të theksuar janë në pemëtari apo thuajse dëmtime katastrofale si në qershi, kumbulla, arra, lajthia dhe vreshtari është në masën 90 për qind, ndërsa në kulturat e tjera ka ende shpresë. Sidomos dëmet e mëdha janë shkaktuar te lajthitë, ngaqë në komunën tonë lajthitë filluan që të jenë shumë prezent dhe përfshijnë një sipërfaqe teje të madhe. Pas verifikimit në teren nga ana e komisionit përkatës, shton Mulladauti, dhe me kontaktet që kemi me Qendrën do të kompensohen dëmet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Një vëmendje të veçantë në zhvillimin e bujqësisë luajnë edhe subvencionet që i jep Qeveria. Mulladauti, në lidhje me vonesën e subvencioneve për këtë vit, të cila duhej të paguheshin gjatë muajt mars, tha se edhe subvencionet bujqit së shpejti do t’i marrin. Tani më është në fuqi edhe konkursi për aplikim për IPA Programet që shpresojmë se do të aplikojnë edhe buqit dibran, sepse viteve të kaluara nuk kanë aplikuar për shkak të kritereve të shumta që kërkohen. Por, tani me shkurtimin e kritereve shpresohet se edhe bujqit dibranë të jenë përfitues të këtyre fondeve. Në këtë njësi, vazhdimisht informohen dhe ndihmohen bujqit për aplikime si dhe këshilla përkatëse në interes të zhvillimit të bujqësisë në rajon. Asfaltimet e rrugëve për në fshatrat e Dibrës, që janë bërë viteve të fundit, thotë njeriu i par i Njësisë së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe ujërave në Dibër, stimulojnë drejtpërdrejtë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Por, njëherit edhe dhënia e tokave me koncesion janë një argument plus për rritjen e prodhimeve bujqësore në Dibër dh Qendër Zhupë. Shumë toka që buqit i kanë marrë me koncesion tani janë kthyer në toka të punuara, por kanë ngelur akoma tokë, e cila edhe ajo, shpreson Mulladauti, se do të jepet me koncesion. Zhvillimin e Dibrës, thotë Mulladauti, e shoh te bujqësia dhe blegtoria nga që qyteti ynë s’është qytet industrial, andaj duhet përkrahje më e madhe edhe nga Ministria dhe Qeveria që të stimulojnë bujqit dhe blegtorët dibranë, e cila do të ndikojë edhe në zhvillimin e Dibrës. (V.S.)