Dëmet do të duken në pranverë

30

Shkup, 30 janar – Temperaturat më të ulëta në 30 vitet e fundit në Ballkan dhe Evropën Lindore, të shoqëruara edhe me reshje të madhe të dëborës, jo vetëm që kanë shkaktuar vdekjen e  njerëzve, probleme në furnizimin me energji  elektrike, vonesa në udhëtime, por edhe probleme të shumta në prodhimtarinë bujqësore, shkruan gazeta KOHA. Ngricat e mëdha, që nuk mbahen mend në Maqedoni dhe shtetet e rajonit, vlerësohet se do të sjellin dëme të konsiderueshme në uljen e rendimenteve të kulturave të caktuara bujqësore. Nga dëmet do të shpëtojnë vetëm prodhimtaria e drithërave dhe lavërtarisë, për shkak se mbulesa e borës i mbron të mbjellat nga temperaturat e ulëta që përfshinë Maqedoninë në muajin janar. Temperaturat shumë të ulëta, deri edhe nën minus 30 gradë celsius që kanë mbretëruar gjatë muajit janar, do të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në vreshtari, pemëtari dhe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

Comments are closed.