Uashington, 2 shtator – Uragani shkatërrues Dorian shkaktoi dëme të mëdha në Bahamas, kumtoi Kryqi i Kuq.
Sipas organizatës, 13.000 shtëpi janë dëmtuar ose tërësisht janë shkatërruar. Të paktën 1.054 fluturime janë anuluar në SHBA për shkak të ardhjes së uraganit.
Edhe pse ende nuk kanë shfaqje të plotë për atë se çka ka ndodhur, Federata ndërkombëtare për operacione të jashtëzakonshme dhe Gjysmëhëna e Kuqe në Gjenevë e klasifikojnë veprimin e uraganit si “katastrofik” dhe shkaktojnë nevoja të mëdha për strehim, ajër të pastër dhe ndihmë mjekësore.
Me erë prej 295 kilometra në orë, Dorian arriti deri në ishujt Abakos, në pjesën veriperëndimore të Bahamas, si stuhia më e fuqishme që dikush i ka goditur Karaibet.
Shtetet juglindore amerikane Florida, Xhorxhia dhe Karolina Jugore u urdhëruan banorëve të bregdetit që të evakuohen. Zhvendosja masive ka përfshirë qindra mijëra njerëz.
Presidenti amerikan Donald Tramp paraprakisht shpalli gjendje të jashtëzakonshme në atë pjesë të SHBA-së.