Atletico Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Klubi spanjoll është duke tentuar që në afatin kalimtar të janarit të sjellë zëvendësuesin e Diego Costas, që do të largohet.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi madrilen ka nisur negociatat me Lyonin, për sulmuesin Moussa Dembele. Atletico Madridi thuhet se është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për ta sjellë në Spanjë lojtarin. Për Dembelen interesim ka shprehur edhe West Hami. 24-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023.