Ousmane Dembele thotë se Lionel Messi është partneri i përsosur i skuadrës. Argjentinasi dhe francezi kanë një lidhje të fortë dhe të suksesshme në skuadrën e Barcelonës. Në sezonin e kaluar ata shënuar 43 gola në të gjitha ndeshjet që luajtën bashkë.
Dyshja e futbollistëve ka mbushur hendekun e krijuar nga Neymar, pasi braziliani u largua tek Paris Saint-Germain në 2017, në një përpjekje të dëshiruar për t’u çliruar nga hija e Messit.
Dembele, përkundrazi, është më se i lumtur që kapiteni i tij të ketë barrën e përgjegjësisë ndaj ekipeve kundërshtare. “Është i mrekullueshëm, ai e bën futbollin më të lehtë”, tha ai për faqen e internetit të Barcelonës. “Unë i jap atij topin dhe ai bën gjëra të pabesueshme. Kur ai është në fushë është më e lehtë për ecur përpara, sepse rivalët përqendrohen kryesisht tek ai”.