Supertalenti, Karamoko Dembele, është vetëm 13 vjeç por ka arritur të debutojë për kombëtaren e Anglisë, fundjavën e kaluar, edhe pse më herët ka luajtur në nivel kombëtar me përfaqësuesen skoceze. Dembele aktivizohet aktualisht te Celtic, me moshat U-16 te ekipit dhe shumë klube evropianë janë vënë në punë për të nënshkruar një kontratë zyrtare me Karamoko Dembele kur ai të mbushë moshën që lejohet për tu transferuar. Dembele është lindur në Londër, dhe mund të luajë për Anglinë, Skocinë dhe Bregun e Flidishtë, për shkak të origjinës së prindërve të tij.