Athinë, 10 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, mëngjesin e sotëm e udhëzoi ambasadën greke në Ankara të paraqesë demarsh në MPJ-në turke për informacionin e lëshuar “Navtex” për hulumtime sizmike.
Anija turke “Oruç Rejs”, sipas ANA-MPA, sonte ka hyrë në pjesën më lindore të shkëmbit kontinental grek”, por pa filluar hulumtimin, megjithëse tashmë i ka lëshuar kabllot e nevojshme.
Sipas informacioneve të njëjta, në zonën specifike detare ndodhen anije të marinës greke ushtarake të cilat çdo 15 minuta dërgojnë një mesazh që anija ndodhet në shkëmbin kontinental grek.
“Oruç Rejs” shoqërohet me anije të marinës greke ushtarake, ndërsa Turqia beson se anija ndodhet në shkëmbin e tyre kontinental.
Ministri i Punëve të Jashtme greke pati një bisedë telefonike me homologun e tij gjerman Hajko Mas, ndërsa siç shkroi Dendias në “Tuiter”, në fokus kanë qenë “aktivitetet provokuese turke në Mesdheun Lindor”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, siç ka publikuar më herët MIA, doli me deklaratë mbi atë që e quante “Navtex” i ri i paligjshëm turk për veprimtari të paligjshme në shkëmbin kontinental grek”, duke thënë se “Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do ta mbrojë sovranitetin e saj dhe të drejtat e saj sovrane “dhe i bëri thirrje Turqisë që “t’i ndërpresë menjëherë aktivitetet e paligjshme që e minojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.