Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova nuk mund ta dërgojë në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtar. Sipas tyre, Demarkacioni mund të shkojë në Arbitrazhvetëm nëse do të ketë pajtim ndërmjet të dyja palëve, përkatësisht nëse për këtë do të pajtohet edhe Mali i Zi. Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Prishtinës duhet të bisedojnë me ato të Malit të Zi për çështjet e mbetura diskutabile, përfshirë edhe çështjen e Arbitrazhit. “Mendoj se Kosova, jo vetë, por bashkë me Malin e Zi, mund ta dërgojë në Arbitrazh në ato rasate kur nuk mund të gjendet një gjuhë e përbashkët një marrëveshje, dhe në mënyrë që çështje të mos shmangë procesin gjyqësor, që nënkupton një proces me implikime pak më të thella, me kosto me të madhe, me shpenzim të kohës, të dyja palët mund të merren vesh që çështjen ta dërgojnë para një Arbitrazhi të paanshëm ndërkombëtar”, tha Hoti. (zeri.)