Del.phine d’Amarzit, numri dy i bankës online Orange Bank, do të marrë drejtimin e Bursës së Parisit në mesin e muajit mars. Kjo është bërë e ditur nga Euronext, që nënvizon se ajo do të jetë gruaja e parë që drejton tregun financiar francez.
“Delphine d’Amarzit është emëruar Presidente dhe Administratore e Deleguar e Euronext Paris dhe anëtare e këshillit të administrimit të Euronext” nga 15 marsi 2021, shkruhet në njoftimin e grupit që zotëron 6 bursa europiane (Paris, Amsterdam, Bruksel, Dublin, Lisbonë e Oslo).