Romë, 24 maj – Delegacioni shtetëror dhe kishtar sot vazhdon me traditën shumëvjeçare në kryeqytetin italian, ku në Fronin e shenjtë mbahen disa manifestime për nder të Shën Cirilit.
Sipas programit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me deputetë nga Parlamenti, zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe përfaqësues të ministrive, arqipeshkvit të KOM-it, z.z. Stefanit me anëtarë të Sinodit dhe delegacione të tjera, së pari do të marrin pjesë në Shërbesën fetare në Bazilikën San Klemente dhe do të vendosin lule në varrin e shën Cirilit.
Më pas, delegacioni do të marrë pjesë në audiencën tek Ati i shenjtë i Kishës katolike në Vatikan, pas çka kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të realizojë takim tet-a-tet me Papa Françeskun, ndërkaq së bashku me zëvendëskryeministrin Angjushev dhe sekretarin shtetëror në MPJ VIktor Dimovski do të realizojnë takime edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.
Pasdite, nderimi për iluministët mbarësllovenë, vëllezërve shën Cirili e Metodi vazhdon me aktivitete të përbashkëta të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Sipas programit, delegacionet do të vendosin lule para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të shën Cirilit në Bazilikën Santa Maria Maxhore, më pas do të marrin pjesë në meshën në kishën “Shën Pali ala Regola” ndërsa në orët e mbrëmjes do të pasojnë program artistik ku do të interpretojnë artistët e muzikës Vesna Ginovska Ilkova dhe Dino Imeri.