Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga nënkryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe zëvendësministri i Kulturës Vladimir Lazovski, sot vendosën lule në varrin e Goce Delçevit në kishën “Sveti Spas”, me rastin e 147 vjetorit të lindjes së tij.
Me këtë akt, thuhet në njoftimin e pres shërbimit qeveritar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i bashkohet ngjarjeve me të cilat sot qytetarët e vendit tonë i japin nderime veprës së revolucionerit të madh të Maqedonisë Goce Delçevit.
“Idealet dhe angazhimet e vizionerit të madh Goce Dellçevit janë detyrimi ynë i përbashkët për unitet dhe bashkim në sfidat politike dhe me përfshirje të sinqertë dhe maksimale të të gjithë faktorëve të shoqërisë dhe qytetarëve”, citohet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë.