Shkup, 16 shkurt 2018 (MIA) – Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të vizitojë Londrën në Mbretërinë e Bashkuar më 26 shkurt ku do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor për të tërhequr investime të huaja.
Në Samitin e investimeve për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të marrin pjesë kryetarët e qeverive të të gjashtë vendeve në rajon, të cilët do të kenë mundësinë të paraqesin potencialet e investimeve para më shumë se 200 përfaqësuesve të kompanive që treguan interes për të zgjeruar bizneset e tyre në rajon, njoftoi shërbimi i shtypit të qeverisë.