Shkup, 11 tetor – Van Karim Overmeir nga Belgjika do të drejtojë delegacionin e Kongresit nga Këshilli i Europës që do të monitorojë zgjedhjet lokale në vend, i cili prej nesër deri më 16 tetor do të qëndrojë në Maqedoni dhe do të punojnë bashkë me OSBE/ODIHR, transmeton Zhurnal.mk. Delegacioni nga Strasburgu, para votimit më 15 tetori, do të ketë takim me ministrin e pushtetit lokal Suhejl Fazliu, me kandidatin për kreun e Shkupit Koce Trajanovski si dhe me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski. Anëtarët e delegacionit do të kenë takim edhe me përfaqësuesit e partive politike dhe kandidatët për zgjedhjet lokale, me diplomatët në vend, sektorin civil dhe mediat. Delegacioni nga Strasburgu ditën e zgjedhjeve do të ndajë gjashtë ekipe për të ndjekur procedurën e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin. Konkluzione për rrjedhën e zgjedhjeve, ky delegacion do t’i prezantojë në pres konferencë më 16 tetor e më pas do të pregatisë raport final të cilin do ta prezantojë në seancën plenare të kongresit në Këshillin e Europës në mars të vitit të ardhëshëm në Strasburg.