Shkup, 17 tetor – Delegacioni nga Posta e Kroacisë, udhëhequr nga drejtori gjeneral Ivan Çulo sot qëndroi për vizitë në Postën e Maqedonisë. Gjatë kohës së takimit u shkëmbyen mendime rreth sfidave me të cilat po përballen të dyja postat, ku gjithashtu u bisedua edhe për reformat të cilat po zbatohen në Postën e Kroacisë që nga viti 2009 e këndej. Të dy drejtorët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vete si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në mes të të dyja drejtorive postare.