Shkup, 23 shkurt – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizon takim me përfaqësues të biznesit nga Gjermania dhe Маqedonia për promovimin e potencialeve ekonomike në mes tyre, me qellim ngritjen në një nivel më të lartë te bashkëpunimit ekonomik.
Takimi do të mbahet sot më datë 23 Shkurt 2018 (E premte) me fillim në ora 10:00 në hapësirat e OEMVP-së në Shkup (Salla nr.4, kati V-të).
Tema e takimit” Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave midis Shqipërisë – Gjermanisë – Maqedonisë ”