Delegacioni kuvendor prej sot deri të premten do të marrë pjesë në sesionin e rregullt dimëror në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) që mbahet në Strasburg. Në përbërjen e delegacionin të Maqedonisë, siç kumtoi shërbimi kuvendor për media, janë Betian Kitev dhe Afrim Gashi. Në sesionin e parë të APKE-së në vitin 2018 do të zgjidhet kryetari i Asamblesë parlamentare me mandat prej një viti dhe të drejtë për rizgjedhje, ndërsa do të zgjidhen edhe kryetarë dhe nënkryetarë të rinj të komisioneve. Debate kyçe, për të cilat do të debatohet, do të jenë pasojat humanitare nga lufta në Ukrainë, të ardhurat bazë të qytetarëve dhe mbrojtja e gjuhëve rajonale dhe të minoriteteve. Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe raporti i fundit monitorues për atë sa BeH-ja i plotëson obligimet ndaj Këshillit të Evropës, si dhe kontrollet periodike për gjendjen në Estoni, Greqi, Hungari dhe Irlandë.
Pritet para deputetëve të kenë fjalime presidentët e Armenisë dhe të Austrisë, si dhe kryeministri i princesha e Danimarkës. Është paraparë është që ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, në cilësi të kryesuesit me Komitetin e ministrave, të parashtrojë raport deri te Kuvendi, ndërsa pritet edhe fjalim i sekretarit të përgjithshëm të KE-së. Në sesion, komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës do të referohet për aktivitetet në vitin e kaluar, ndërsa do të zgjidhet edhe komisar i ri midis tre kandidatëve – Pjer Iv Le Born nga Franca, Dunja Mijatoviq nga BeH-ja dhe Goran Klemençiç nga Sllovenia.
Deputetët do të vendosin edhe për tre kërkesat për debate urgjente nga të cilat dy kanë të bëjnë me procesin paqësor midis Izraelit dhe Palestinës dhe rolin e KE-së, ndërsa kërkesa e tretë ka të bëjë për rritjen e antisemitizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë.