Delegacioni i Kosovës në Seancën e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara thuajse pesë herë më i madh se ai serb, i cili numëron madje 41 persona, informon Blic, transmeton koha.mk.
Edhe pse Kosova nuk është anëtare, ashtu që pjesëtarët e saj të mos kenë të drejtë të jenë në sallën e Kombeve të Bashkuara, ata nuk u “penguan” për të gjetur hyrje anësore. Siç jemi të informuar, ata kanë marrë legjitimacionet me “others” (të tjerët) në kuadër të Departamentit për misione paqësore dhe ashtu kanë siguruar hyrjen në organizatën ndërkombëtare.
Në ekipin kosovar, krahas kryetarit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bexhet Pacolli, kanë qenë edhe zëvendësministra, këshilltarë politik, ambasadorë, sekretarët e parë dhe të dytë të ambasadave, fotografë dhe ish-zyrtarë.
Në listën të cilën e ka siguruar Blic gjenden edhe emrat si ai i Atifete Jahjagës, këshilltarja dhe fotografi i saj, por edhe dhjetëra këshilltarë politik të Thaçit, Haradinajt dhe Pacollit. Siç thuhet nga burimet, delegacioni i gjerë është shpërndarë korridoreve të KB, duke tentuar që të caktojnë takime, për të lobuar për çështjen e tyre, raporton KOHA.
Nga ana tjetër, në delegacionin serb, përveç kryeministres Ana Brnabiç dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, kanë qenë edhe shtatë persona tjerë. Në listë kosovare ishin emrat si në vijim: