Një delegacion nga grupi për bashkëpunim bilateral me Maqedoninë në Dhomën përfaqësuese të Indonezisë do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Delegacioni parlamentar i Indonezisë do të ketë takim me kryetarin e Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Indonezisë, Jusuf Hasani. Anëtarët e delegacionit të Dhomës përfaqësuese indoneziane do të takohen edhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshovski.