Delegacioni i Kuvendit në Konferencën ndërparlamentare në Beograd

33

Në kuadër të Konferencës Ndërparlamentare, në organizim të Parlamentit Evropian dhe në bashkëpunim me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, më 13 prill 2018 në Beograd, do të mbahet seminar me temë: “Instrumenti për ndihmë para-aderuese në zhvillimin rural: Leksionet e mësuara dhe perspektivat e ardhshme”. Në konferencën do të marrë pjesë delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe atë deputetët: Tatjana Prentoviq, Mira Stojçevska, Rexhail Ismaili dhe Pançe Minov. Konferenca ndërparlamentare pritet të hapet nga Nenad Çanak, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane nga Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë dhe Çesllav Siekierski, deputet në Parlamentin Evropian dhe kryetar i Komisionit për Bujqësi.

Fjalim pritet të ketë  Maja Gojkoviq, kryetare e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Jadranka Joksimoviq, ministre e Integrimeve Evropiane, Branisllav Nedomoviq, ministër i Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Eduard Kukan, deputet në Parlamentin Evropian dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme.
Në Konferencën e ardhshme ndërparlamentare pritet pjesëmarrje e  Zoran Janjatoviq, ndihmësministër i sektorit për zhvillim rural. Boban Iliq, sekretar i përgjithshëm për zhvillim rural dhe mjedis jetësor për Evropën Juglindore dhe prof. Natalia Bogdanov nga Fakulteti i Bujqësisë – Beograd .

Comments are closed.