Tiranë, 10 shtator – Delegacioni i Komisionit Venecias qëndron në Tiranë në suaza të përgatitjes së mendimit për kompetencat që presidenti Ilir Meta i ka në proceset zgjedhore.
Takimin e parë e kishte me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, Oert Bullugbashi nga Partia Demokratike dhe Klajda Gjosha nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në deklaratë pas takimit ato e akuzuan Parlamentin dhe kryeministrin Edi Rama se “duan që Komisionin Venecias ta shtyjnë në lojën e turpshme të kapjes së tërë pushtetit”.
“Komisioni Venecias arriti pas ftesës së Parlamentit të mbledhë njohuri dhe të japë mendim rreth procedurës së turpshme për shkarkimin e presidentit, që Parlamenti e filloi. Kjo është përpjekje e Qeverisë, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti t’i fut Komisionin venecias dhe Këshillin e Evropës në lojë të turpshme që ta kapë tërë pushtetin, duke e përfshirë edhe presidentin e shtetit. Thamë se Kushtetuta është tërësisht e qartë, ndërsa ajo është se presidenti shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Në të kundërtën presidenti Meta këmbëngul të garantojë zgjedhje korrekte dhe të lira, unitet te populli dhe pluralizëm në Shqipëri. Parlamenti mundohet ta shkarkojë presidentin dhe në atë lojë përpiqet të bëjë një anë të përfaqësuesve ndërkombëtar”, tha Bulugbashi.
Sipas Gjoshas kjo çështje është pa precedent, ende më shumë për një vend i cili dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Delegacioni do të takohet edhe me koordinuesin e grupit të deputetëve Partia Socialiste, Taulant Bala, përfaqësues të opozitës së re parlamentare, pastaj me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, me kryeministrin Rama, presidentin Meta si dhe me gjykatësen e vetme kushtetuese Vitore Tusha.
Delegacioni vjen në kërkesë të shtëpisë ligjdhënëse shqiptare, ndërsa mendimin përfundimtar do ta japë më 12 tetor.