Shkup, 12 mars – Delegacioni i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, të udhëhequr nga kryetari i Këshillit Denis Xvizdiq, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Xvizdiq, në Qeverinë e RM-së, do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev ku më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët, ndërsa takim dypalëshe do të mbajnë edhe delegacionet qeveritare nga të dy vendet të cilat solemnisht do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.
Siç njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar, delegacionet e Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës më pas do të përfshihen në Marshin e të Gjallëve dhe duke ecur do të arrijnë para përmendores të 7144 hebrenjve nga Maqedonia në Kombinatin e Duhanit (ish Monopoli), në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia.