Shkup, 20 qershor – Delegacioni raportues i Komisionit për Monitorim të Këshillit Parlamentar të Europës ka takuar kryetarin e Sindikatave të gjykatësve në Maqedoni, Xhemali Saiti. Në këtë takim, kryetari i Sindikatave të Gjykatësve të Maqedonisë, Saiti ka diskutuar dhe biseduar për rrjedhjen e procesit të reformave në drejtësi, njëherësh duke informuar Delegacionin e Këshillit Evropian për aktivitetet e Sindikatës së Gjykatësve të Maqedonisë, për angazhimin e gjykatësve, si dhe pritjet nga rezultatet finale të proceseve reformuese në gjykatat, të cilat po zhvillohen në shumë faza. Në anën tjetër, anëtarët e delegacionit të Këshillit Evropian edhe njëherësh afirmuan përkrahjen që i japin Maqedonisë drejt integrimit në BE dhe NATO, duke potencuar se reformat në sektorin e jurisprudencës janë të një rëndësie të veçantë për përparimi gjithëpërfshirës së Republikës së Maqedonisë. Ndryshe, Delegacioni raportues i Komisionit për Monitorim të Këshillit Parlamentar të Europës në Maqedonisë do të qëndrojë për tre ditë, ndërsa është paraparë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev. (koha.mk)