Delegacioni i Armatës së Republikës së Maqedonisë po merr pjesë në Samitin e automjeteve të blinduara, i cili prej 23 deri më 26 të këtij muaji po mbahet në Londër, Mbretërinë e Bashkuar. Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski në fjalimin e vet në panel-diskutimin me temë “Sfidat me të cilat përballen komandantët forcave tokësore, sot dhe nesër, në tërë spektrin e mjedisit”, foli për shqyrtimet e ndomosdoshmërisë së adaptimit të konceptit të veprimit të forcave të armatosura në mënyrë adekuate ndaj formave ekzistuese të kërcënimit. qëllimi të cilave para së gjithash është shkatërrimi i qëllimeve ushtarake, politike dhe ekonomike, përmes erozionit të sistemit politik, pa angazhim të drejtpërdrejtë të forcave armiqësore në sulmin konvencional.
Ai mes tjerash theksoi se edhe krahas kulturës ekzistuese të uëjes së buxheteve ushtarake në dobi të rritjes së shpenzimeve sociale, armatat, si instrument i fuqisë nacionale, duhet të adaptohen ndaj kësaj mënyre të re të të menduarit, përkatësisht ta tregojnë gatishmërinë e maturisë ushtarake për pranim të ndryshimeve. Në këtë panel-diskutim folën edhe komandanti i forcave tokësore të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe komandanti i Divizionit jug-lindor multinacional të NATO-s.
Në Samitin e 17-të marrin pjesë rreth 500 përfaqësues profesionistë të organizatave qeveritare, të armatave dhe organizatave prodhuese nga kjo sferë, ndërsa në panel-diskutimet e tjera do të flasin edhe komandantët e korpusit të marinës dhe komanda për stërvitje dhe doktrina e Armatës së SHBA-së, forcave tokësore të armatosura të italisë, si dhe udh[heqës të tjerë të lartë nga disa armata. Samiti, siç është cekur në kumtesë, si takimi më i madh vjetor nga kjo sferë në përmasa botërore, paraqet mundësi të vetme, posaçërisht për armatat më të vogla, si Armata e Republikës sl Maqedonisë për shqyrtim të njohurive të përfituara, ideve dhe përvojave nga sfera ushtarake, por edhe prëfitim i lidhjeve të dobishme të ndërsjellta dhe afirmim të qëndrimeve, mundësive dhe aktiviteteve të armatave dhe vendeve të veta.
Gjenerali Veliçkovski në margjina të Samitit realizoi takim me gjeneralin Majkëll Dubi, ish-komandant i gardës nacionale të Vermontit, SHBA, me të cilën Armata e Republikës së Maqedonisë ka relacione partneriteti. Gjatë dy ditëve në vijim vizituesit do të kenë mundësi t’i ndjekin dhe të njihen me arritjet e fundit inovative në këtë komponentë të rëndësishme tokësore në strukturat e armatës. Armata e Republikës së Maqedonisë, siç është cekur në kumtesë. për herë të parë me përfaqësues të vet, me ftesë nga organizuesi, po merr pjesë në mënyrë të barabartë dhe nën emrin kushtetues në një manifestim të këtillë të specializuar botëror.