Athinë, 19 shkurt – Delegacioni grek në Asamblenë Parlamentare të NATO-s i përbërë nga pesë deputetë të partive të ndryshme, e kishte lëshuar mbledhjen e përbashkët të Komisioneve për Çështje Politike, Mbrojtje dhe Financa në Bruksel, për shkak të sjelljes së kryesuesit, i cili, siç thonë vazhdimisht i kishte ndërprerë derisa tentonin që t’i shfaqnin pozicionet e tyre dhe të parashtrojnë pyetje në lidhje me Turqinë, menjëherë pas fjalimit të ambasadorit turk në NATO, transmeton gazeta KOHA.
Në deklaratën e përbashkët, deputetët grekë të Demokracisë së Re, SYRIZA-s dhe Lëvizjes për ndryshim, thonë se gjatë mbledhjes ata e kishin përmendur edhe pyetjen për marrëveshjen mes Turqisë dhe Libisë “e cila e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat sovrane të Greqisë”. Në seancë kishte folur edhe ambasadori i Turqisë në NATO, ndërsa pas fjalimit të tij deputetët grekë, nga njëra anë dëshironin të merrnin përgjigje për “shkeljen e të drejtave sovrane të Greqisë”, ndërsa nga ana tjetër angazhoheshin që t’i njoftojnë kolegët e tyre të vendeve anëtare të NATO-s për ” aktivitetet ilegale të Turqisë”.
“Kryesuesi në mënyrë sistematike na ndërpriste edhe në fjalimet tona edhe në pyetjet tona, duke penguar që të zhvilloheshin in pozicionet tona. Pasi, madje edhe të ndërprera i përfunduam fjalimet tona, delegacioni ynë e lëshoi hapësirën në shenjë proteste, duke gjykuar pozicionin e kryesuesit shkruajnë deputetët grekë në deklaratën e përbashkët.(koha.mk)