Delegacion i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës i kryesuar nga Mari Kristin Daloz (deputete franceze nga partitë Republikane- Popullore) do ta vëzhgojë rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale, bën të ditur korrespondenti i MIA-s në Strasburg.
Delegacioni i APKE-s do t’i bashkëngjitet delegacionit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-it.
Delegacioni në programin e saj ka paraparë të takohet me kandidatët presidencial dhe kryetarin e KSHZ_së para vëzhgimit të zgjedhjeve.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve, delegacioni i APKE-s ka vlerësuar se ata “kanë qenë mirë të udhëhequra, ndërsa liritë themelore të mbledhjes dhe shprehjes janë respektuar, ndërsa dita e zgjedhjeve ka qenë e qetë, e rregullt dhe transparente”.
Më pas APKE ka kërkuar që qasja “konstruktive” të vazhdojë edhe në rrethin e dytë dhe më gjerë me sjelljen e Kodit koherent zgjedhor dhe zgjidhjen e sfidave shtesë.
Një nga vërejtjet është bërë mbi përjashtimin me automatizëm të votuesve në bazë të dokumenteve ku afati i vlefshmërisë ka skaduar e që ka krijuar “barrierë të paarsyeshme” ku ishin të goditur rreth 11 mijë qytetarë. Edhe pse janë vërejt përmirësime në saktësinë e regjistrit zgjedhor, duhet te rishikohen edhe dallimet mes të dhënave bazë dhe formatet e ndryshme të të dhënave. (koha.mk)