Prishtinë, 20 tetor – Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavi, ka folur për zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahet ditën e diel, që të kalojnë në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe të ndershme. “E di që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me ndihmën e OSBE-së në ditën e zgjedhjeve do të punojnë shumë për të siguruar zbatimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve” ka thënë Delavi. Ai theksoi se është i shqetësuar për presionin në veri të vendit. Tutje ai ka thënë që do të donte të shihte më shumë konkurrencë të kandidatëve nga komuniteti pakicë në Kosovë. Delavi ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilin tha se buron nga pakoja e Ahtisarin dhe se e mbështet, si dhe për transformimin e FSK-se me ç’rast tha që “fuqimisht e përkrah këtë ndryshim”. “Bota po ndryshon dhe Kosova duhet të ndryshojë me të. Kosova duhet të marrë hapa të rëndësishëm për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, deklaroi Greg Delavi.