[adning id="476476"]

Del Piero tregon dy skuadrat favorite

20

Ish- futbollisti i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Alessandro Del Piero ka folur mbi edicionin e ri të Champions League që do të nisë ditën e sotme.

Për Del Pieron dy skuadrat favorite për fitimin e kompeticionit këtë sezon janë, kampionët në fuqi, Chelsea dhe PSG.

“Chelsea ka cilësi të jashtëzakonshme dhe ka forcuar skuadrën, ata janë favoritët numër ‘1’, së bashku me Paris Saint-Germain.

Manchester City dhe Bayern Munich janë menjëherë prapa tyre, pastaj vijnë skuadrat e tjera angleze dhe spanjolle.

Tani për tani, italianët janë prapa: ne duhet të mësohemi të fillojmë nga idetë më të mira dhe kostot më të ulëta. Por vlerat e fillimit të sezonit nuk korrespondojnë gjithmonë me rezultatin përfundimtarë”, përfundoi Del Piero.