Pak më shumë se 27 metra dhe goditje dënimi me topin që arriti shpejtësinë thuajse 91 km në orë. Për Lionel Messin duket se asgjë nuk është më e pamundur, aq më tepër nëse quhesh Real Madrid, Liverpool e kështu me rradhë…
Pleshti i shënon kujtdo, nuk njeh rival dhe, aq më tepër, portier. Alisson Becker është një portier jo normal dhe ndër më të mirë në qarkullim, por edhe pse u mundua të kërcente më fort se kurrë për të mbërritur te sfera, nuk ia doli në kohë. Një goditje në perfeksion ajo e argjentinasit, aq sa Alessandro del Piero, mjeshtri i goditjeve të dënimit, mbeti i mahnitur përpara tv.
Heeeerr this Messi guy hmmm masa the guy gud
MistyDos Reign empire pic.twitter.com/sLvl4DdhCA
— MistyDos Reign (@Misty6669992) May 2, 2019
“Çfarë mund të thuash? Mendoj se Messi ishte i pushtuar nga djalli… Edhe goli i parë nuk ishte i lehtë, shihni se me sa ëmbëlsi e kontrollon topin pasi i kthehet nga tranversa te goditja e Suarezit. Por, te goditja e dënimit nga 27 metra, ta dërgosh me atë preçizion dhe atë forcë goditje është çmenduri. Kur ke futbollistë me këto cilësi, në një mbrëmje të veçantë si ajo e Champions, të nxjerrin nga clindri gjithçka”.
classy messi ⚽ above class ⚽
✅✅✅ ✅✅✅ ✅✅✅ pic.twitter.com/5WpEQ3OYgd
— DUTT VEEKAS (@DUTTDUTT6) May 2, 2019
Capello provon ta vërë në vështirësi Del Pieron, duke i thënë mos ndoshta barrikada e vendosur nga Alison nuk ishte e plotë, por “Pinturichio” përgjigjet: “Nuk është e vendosur mirë, por edhe me një lojtar më shumë nuk do të ndryshonte përfundimi. Messit iu deshën 10 sekonda të analizonte zgjidhjen. Do të kishte shënuar gjithësesi”.