Pasi bërë bujë dhe tërhoqi vëmendjen e publikut kur u shfaq disa javë më parë, Volvo V70 e transformuar në tank, tani ofrohet për shitje. Makina ka dalur në shitje në eBay dhe paret pritet të dhurohen për bamirësi. Oferta e parë ishte 397 dollarë, ndërsa deri tani janë 18 ofertues të cilët kanë ngritur çmimin në 2912 dollarë. Pra, pronari nuk ka vendosur ndonjë çmim të caktuar, por dëshiron të mbledhë sa më shumë para duke thënë se të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen Bamirësisë Beni. Kjo Volvo 70 është prodhuar në vitin 2000 dhe thuhet se është në gjendje funksionale shumë të mirë.