Një ishull i mahnitshëm privat ku ndodhet një shtëpi supeluksoze, përfshirë edhe shtëpiza më të vogla për miqtë, ka dalë në shitje; ai mund të bëhet i juaji për 1.4 mln dollarë.
Shtëpia në fjalë është e ndërtuar në ishullin Gasharsskaret, në Suedi i cili është gjithsej 0,27 hektarë – me shkëmbinj, plazhe me rërë dhe zona të hapura me bar, të vendosura rreth 100 jardë nga kontinenti Sedish në arkipelagun Soderhamn, në bregdetin lindor të vendit.
Shtëpia, e cila është nxjerrë në shitje nga një agjenci për pronat e patundshme në Suedi, është e pajisur me të gjitha pajisjet supermoderne, madje ka dhe një vend ku mund të ulet helikopteri.