Telefoni OnePlus 7 Pro ka me dalë në shitje dje në Amazon për Indi.
Në këtë model, kompania kineze OnePlus duket se më së shumti ka punuar në ekran dhe në përmirësimin e eksperiencës së përdoruesve.
Ekrani është mjaft i madh, 6.67 inc, dhe ofron një pamje vizuale shumë më të lëmuar dhe një përmbajtje më reale, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Gjithashtu, pamjen mund ta vendosni në Reading Mode dhe kjo ju lejon që të lexoni në ekran sikurse jeni duke lexuar një libër elektronik.
Funksionon me sistemin operativ Android Pie 9.0 si dhe Oxygen OS 9, ndërkaq procesorin e ka Snapdragon 855.
OnePlus 7 Pro vjen në tre lloje: I pari është 128GB + 6GB RAM dhe kushton 600 euro, ndërkaq i dyti vjen me 256GB + 8 GB RAM, me një cmim prej 627 eurosh.
Më i shtrenjti prej tyre është modeli prej 256GB + 12GB RAM i cili kushton 670 euro.
Sa iu përket kamerave, kryesorja është 48 megapiksel, ndërkaq kamera e përparme është një kamerë “pop up” e cila shfaqet sipër ekranit kur ne e aktivizojmë që ta përdorim atë.
Ndërkaq bateria sipas GSM Arenës mund t’i zgjasë deri në 85 orë.