Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sa duket, ka dikush që ka arritur të ndërtojë fshatin më të madh miniaturë në botë. Modeli quhet “Roadside America” dhe ndodhet në Shartlesville të Pensilvanisë: zë një sipërfaqe prej 692 metra katrorë dhe është ndërtuar nga Laurence Gieringer gjatë një periudhe prej tridhjetë vjetësh. E hapur për publikun që nga viti 1935, tani është në shitje me një çmim rekord prej 2.3 milionë dollarë (duke përfshirë 105 mijë metra katror tokë në të cilën qëndron tërheqja).