Del në qarkullim bankënota me portretin e Assadit

44

Portreti i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka dalë në monedhën siriane. Bankënota prej 2,000 paundësh sirianë është nxjerrë në qarkullim për herë të parë me fotografinë e Assadit. Guvernatori i Bankës Qendrore, Duraid Durgham, tha se monedha është shtypur vite më parë, porse nxjerrja e saj në treg është shtyrë “për shkak të rrethanave të luftës dhe të luhatjeve të kursit të këmbimit”. Më herët, monedha e Sirisë mbante vetëm imazhe të ikonave historike ose të babait të presidentit aktual dhe udhëheqësit të mëparshëm, Hafez Assad, i cili vdiq në vitin 2000. Para nxjerrjes së monedhës së re, bankënota më e lartë siriane ishte 1,000 paund.

Comments are closed.