Një film, i cili bëri për ujë të ftohtë audiencën dhe në disa raste për spital, ka debutuar trailerin e parë. Filmi horror “Raw” nga skenaristja dhe regjisorja Julia Ducournau, flet për një studente vegjetariane veterinarie, e cila kthehet në kanibale pasi detyrohet të hajë mish të gjallë si pjesë e një rituali. Disa prej skenave më të dhunshme shkakan panik në Festivalin e Filmit në Toronto, teksa në ekran shfaqej kjo pjesë, në muajin shtator. Shumë persona që ishin pjesë e festivalit thuhet se i ra të fikët dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore. “Raw” do të dalë në kinema më 10 Mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në pjesën të globit.