Deklarohet vetë deputeti shqiptar: Ku ka më të korruptuar se deputetët?

14

Deputeti i opozitës parlamentare në Shqipëri, Lefter Maliqi ka habitur në studion e emisionit Repolitix me një deklaratë. Ai tha se deputetët janë njerëzit më të korruptuar në vend, ndonëse edhe vetë mban postin e deputetit.

“Reforma në Drejtësi është e kapur. Shpresoj dhe besoj që ambasadorja e re të luajë rolin vendimtar për të treguar të vërtetën te DASH se ne jemi një vend i kapur nga krimi. Jemi në një vend që po sundohemi nga krimi. Përse ne deputetët nuk kalojmë vetting. Ku ka më të korruptuar se deputetët. Kush e shkatërroi këtë vend? Politika”, tha Maliqi.(koha.mk)

Comments are closed.